Pak ditë më parë marrëveshja mes Real Madrid dhe yllit të skuadrës rivale të Atletico Madrid, Theo Hernandez, u konfirmua nga të gjitha mediat të cilat theksuan se 19-vjeçari në fund të sezonit do bëhej blerja e parë e “galaktikëve” të drejtuar nga Zinedin Zidan.

Transferimi në ekipin 11 herë kampion të Europës për çdo lojtarë do ishte e jashtëzakonshme, kështu është edhe për Theo-n, por duket se i ka dalë një pengesë serioze.
1495017890_t7
Ai është në lidhje me bukuroshen Adriana Pozueco, një tifoze e çmendur e Atletico Madrid dhe normalisht e urren “Los Blancos”, raporton gazeta spanjolle “Marca”.

“Nëna më ka bërë të bukur, të zgjuar dhe kundër Realit”, shkroi në rrjetet sociale bukuroshja Adriana, e cila profilin e saj në “Instagram” e ka të mbushur me foto ku mban veshur bluzën e Atletico-s.

Pavarësisht të gjithave, Theo ka kryer vizitat mjekësore dhe kalimi tek Real Madrid nuk ka kthim pas.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb