KORCË- Drejtoresha e Teatrit të Korçës, aktorja Zamira Kita është ftuar posaçërisht nga kryeministri Edi Rama në skenën e ngritur në një takim me gratë, ndërsa ky i fundit nuk nguroi të tregonte se si e kishte njohur Zamirën.

“Kjo është korçarka e parë që kam njohur në jetë. Ishte pak më lart se unë, po më rrinin sytë tek Zamira. Asnjëherë nuk u afruam deri sa na afroi Partia Socialiste”, tha Rama.

Ndërsa vetë aktorja i shoqëroi me të qeshura batuat e kryeministrit.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: