Mira Kapisyzi është emëruar sot me vendim të qeverisë në postin e zv/ministres së Shëndetësisë.

“BalkanWeb” raporton se ajo ka mbajtur më herët detyrën e Shefes së Shërbimit Neurovaskular në Spitali Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mira (Rakacolli) Kapisyzi është diplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1983 dhe ka marrë certifikimin e saj në Neurologji në vitin 1987.

Nga viti 1993 deri në 1995 ajo ka ndjekur kurset e trajnimit të përqendruara në epidemiologjinë, çrregullimet e lëvizjes dhe dhimbjen e kokës në Itali dhe Francë.

Në vitin 2001 ka marrë titullin Profesor në Universitetin e Kolumbias në SHBA.

Që nga viti 1997 ajo ka qenë neurologiste në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” dhe që prej vitin 1991 ka qenë profesore e Neurologjisë në Fakultetin e Mjekësisë.

Nga viti 2014-2016 ka mbajtur postin e Dekanes së Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë si edhe ka qenë Kryetare e Shoqatës Shqiptare të Neurologjisë që nga viti 2008. Gjithashtu Mira (Rakacolli) Kapisyzi është anëtare e Akademisë Europiane të Neurologjisë. Ajo ka botuar një sërë publikime mjekësore.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb