Marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha përveç se 6 ministra, solli ndryshime edhe në prefekturat e 7 qarqeve. Kjo lëvizje bëhet për shkak se prefektët që u shkarkuan janë përfshirë në emrat e kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Emrat e shkarkuar 
“BalkanWeb” raporton se bëhet fjalë për Arben Kamamin, prefekt i Qarkut të Elbasanit, i cili garon për deputet i PS po për këtë qark. Po ashtu në listë është dhe Ardit Konomi, prefekt i Korçës, i cili është i shtati në listën për deputetë në qarkun e Korçës.

Ndërkohë, nga detyra është liruar dhe Fadil Nasufi, prefekti i Qarkut të Beratit, ndërsa do të jetë i katërti në listën për deputetë. Pjesë e listave të PS është bërë dhe prefekti i Dibrës Halit Palamani si dhe Rolant Xhelilaj, prefekt i Qarkut të Durrësit. Sakaq, nga detyra është liruar dhe Sadi Vorpsi, prefekt i Qarkut të Tiranës, i cili është i 18-ti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës dhe Xhevit Bushajt në qarkun e Fierit

Emrat e rinj 
“BalkanWeb” raporton se 7 prefektët e rinj të emëruar janë  Admir Abria në Tiranë, Emiljan Jani në Durrës, Pandi Papando në Korçë,Vasil Bregu në Fier, Ardit Demiri në Elbasan, Valbona Zylyftari në Berat, Ardit Kaja në Dibër. Abrija me pare ka mbajtur poste drejtuese ne Garden e Republikes dhe ne Policine e Shtetit.

Bie gjithashtu ne sy edhe emerimi i Ardit Kajes, ish deputet socialist deri ne vitin 2005, qe ka marre detyren e Prefektit te Dibres.

Pandi Papando, i zgjedhur prefekt i Korçës ka qenë drejtor i spitalit në Korçë i cili dha dorëheqjen në vitin 2016.

Vasil Bregu ish-punonjës i një banke në Fier, që shihej si një nga kandidatët për t’u bërë kryetar i PS në këtë qytet në vitin 2015.

Ardit Demiri është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Socialiste për Bashkinë Elbasan një vit më parë.

Valbona Zylyftari,është kryetarja e Partisë Socialiste në Berat.

SDGH\

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb