BRITANI- Shpërthimi që ndodhi në ‘Manchester Arena’ dhe që tronditi Britaninë dyshohet se mund të ketë qenë një sulm terrorist. Sipas raportimeve të fundit të mediave të huaja, autoritetet lokale në Angli, dyshojnë se shpërthimi i fuqishëm ku mori jetën e 22 njerëzve dhe u plagosën rreth 59 persona, është bërë nga grupi i ashtuquajtur i Shtetit Islamik.
Mediat e huaja po ashtu kanë vënë në dispozicion në rrjetet sociale një mori fotografish ku thuhet se personat e tillë ende janë të zhdukur dhe nuk dihet për fatin e tyre pas këtij sulmi që ndodhi derisa po mbahej koncerti i këngëtares Ariana Gande.
Duke qenë se tashmë bilanci i viktimave është dhënë, përfaqësues të këngëtares kanë bërë të ditur se Ariana Grande, pas ngjarjes shokuese të shpërthimit, është në vend të sigurt.
(i.ç/BalkanWeb)