VLORE- Pak minuta më parë gjithë qyteti i Vlorës u trondit nga një atentat me kallashnikov që i mori jetën kreut të OSHEE-së, Roland Saliu.
Por pas 30 minutash zbulohet se ka humbur jetën edhe personi tjetër i plagosur. Viktima e dytë është Erven Hyseni një biznesmen, i cili ka qënë edhe shënjestra e sulmit me kallashnikov.
Gazetari i Enrik Mehmeti konfirmon për BalkanWeb se viktima e dytë Erven Hyseni është pronari i një televizioni në Vlorë.
Gazetari Enrik Mehmeti konfirmon se viktima e parë, drejtori i OSHEE-së ka vdekur në vend pasi plumbat e kallashnikovit i kanë prekur organet jetësore, aq sa mbërritja e ambulancës ka qenë e panevojshme. Ndërsa viktima e dytë, biznesmeni që raportohet të jetë edhe shënjestra e atentatit fillimisht ka mbetur i plagosur e më pas ka humbur jetën.
(m.a/BalkanWeb)