SHKUP– Deputeti i BDI, Artan Grubi njoftoi një ditë më parë se cilat ministri do t’i udhëheqin shqiptarët, në qeverinë e re të Maqedonisë.
Sipas tij, BDI do të ketë postin e zv.kryeministrit, si dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Po kështu, diskutohet Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Ekonomisë. Një tjetër ministri e drejtuar nga BDI do të jetë ajo e Pushtetit Lokal, dhe Ministria e Ekologjisë.
Sipas Grubit, BDI është e interesuar edhe për Ministrinë e Arsimit.
(BalkanWeb)
