Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho dëshiron të bëjë një marrëveshje interesante me skuadrën e Interit, Sipas medieve angleze dhe ato italiane, trajneri i Manchester Unitedit e ka në plan ta dhuroj futbollistin që kushtoi 50 milionë paund, Anthony Martial vetëm që t’i siguroj shërbimet e anësorit korat, Ivan Perisic.
Sulmuesi francez shumë lehtë mund të largohet nga “Old Trafford” pasi nuk po kalon mirë nën urdhrat e Joses, ndërsa kjo marrëveshje mund ta bëjë atë një lojtar të ri të Interit.
Ivan Perisiç është gjithnjë e më larg Interit. Pas ndeshjes së fundit me Udinezen, sulmuesi kroat është përshëndetur me tifozët në fund të saj duke lënë të nënkuptohet se kjo ishte ndeshja e fundit e tij me fanellën zikaltër.
Mediat italiane flasin gjithnjë e më tepër për një kalim të Perisiç te Mançester Junajtid në merkaton e verës, e cila sapo ka filluar. Mes Interit dhe klubit anglez kanë filluar negociatat prej disa ditësh ku kanë dalë edhe shifrat e para konkrete të këtij transferimi të mundshëm.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb