TIRANE- Ish-kryeminsuitri Sali Berisha duke iu referuar denoncimit nga një oficer dixhital, publikon fotot përmes të cilave pretendon se drejtori i burgjeve të Burrelit, Fatjon Kurti është përfshirë në fushatën e Partisë Socialiste.
“Kjo eshte administrata e Partise-shtet!
Oficeri dixhital denoncon:
Drejtori i burgut te Burrelit, pjesemarres aktiv ne fushaten e PS! sb”,- shkruan Berisha në Facebook.


Përfshirja në fushatë e drejtorëve dhe funksionarëve të administratës publike cilësohet vepër penale, dhe dje ministri teknik i PD-së, ka pezulluar sot nga detyra Drejtorin e IEVP në Tropojë, Granit Kurmekaj, për veprën penale të përfshirjes në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.
(m.a/BalkanWeb)
