TIRANE- Kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u është përgjigjur deklaratave të socialistëve se ‘nuk mund të ketë më makinë me dy timonë’, duke nënkuptuar kështu dhe të ardhmen e koalicionit mes dy palëve.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Vasili theksoi se këto teorira i ka dëgjuar në referendumin e 1994-ën, ndërsa shtoi se ‘Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë’.

Sakaq, dje kryeministri Edi Rama lëshoi deklarata thumbuese nga Dibra në drejtim të LSI, për faktin se PS nuk mund të drejtojë timonin me të tjerë në prehër. Ndërkohë, sot nga Petrela kryetari i PS-së të Tiranës Saimir Tahiri dhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj, pohuan se makinë me 2 timonë nuk mund të ketë, duke nënkuptuar se nuk mund të ketë më koalicion PS-LSI, ndërsa të dyja partitë synojnë të dalin forca të para në zgjedhjet e 25 qershorit.

MESAZHI I VASILIT
Tafmaja e makinës me një timon.
Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb