TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha e cilëson arrestimin e dy deputetëve të paligjshëm. Megjithatë ai thekson se asnjë prej tyre nuk e meriton të ulet në karriget e Parlamentit. Në një status në facebook Berisha shkruan se “aleanca e krimit” mbahet tani vetëm mbi krimin. “ Arrestimi është akt tipik i shteteve policore”- shkruan Berisha.
STATUSI I PLOTË
Doshi dhe Frroku ne burg per te mbajtur ne kembe pushtetin e krimit!
Te dashur miq, dje me procedure te rrufeshme u arrestuan jashte çdo lloj kushti ligjor per arrest, deputetet Doshi dhe Frroku te mazhorances se qelbesirave qe sot kundermon ere krimi ne mbare Europen. Theksoj ketu se, ne bindjen time me te thelle, asnjeri prej tyre nuk ka merituar dhe nuk meriton te ulet ne bankat e Parlamentit. Por arrestimi i rrufeshem i tyre, theksoj dhe nje here jashte çdo kushti ligjor, eshte nje akt i pashembullt ne historine e nje shtetit ligjor, eshte akt tipik i shteteve policore, ne te cilat armiku goditet me te gjitha menyrat dhe ne rastet kur deshton ne eleminimin e tij fizik realizon rrufeshem dhe me çdo kusht eleminimin e tij politik.
Arrestimi i rrufeshem i deputeteve Doshi dhe Frroku, fshehja publikut shqiptar te proves se regjistruar me vendim Gjykate te deshmise para kamerave te Durim Bamit ku ai tregon se ka ndryshuar deshmine sepse se Meta i dergoi atij ne qeli xhelatin qe e kercenoi me jeten e femijeve te tij te fshehur ne Zvicer, tregon si fajesine e Metes ashtu dhe mbrojtjen e tij shteterore me çdo cmim dhe kusht si dhe perpjekjen kriminale per t’u mbyllur gojen me arrest Doshit dhe Frrokut, pasi perndryshe mazhoranca e krimit bie brenda 24 oreve.
Arresti me urgjence i Doshit dhe Frrokut deshmon qarte dhe perfundimisht se tashme nuk eshte vetem Meta peng i Rames, pas kerkeses se hapur te kancelarive perendimore per arrestimin e tij te bazuar ne dosjen qe vet Rama ka dorezuar per Meten para zgjedhjeve. Arrestimi me urgjence, refuzimi per marrjen e proves dhe heqja e rrufeshme e imunitetit te dy deputeteve socialist, deshmon tashme se edhe Rama vet eshte skllav i Metes, i cili jo vetem e rrezon ate per 24 ore nga pushteti por me denoncimet qe mund te beje ne “dosjen Doshi” provon bashkautoresine e skenarit ogurzi te eleminimit te dy deputeteve!
Keto zhvillime dramatike provojne se “aleanca e krimit” mbahet tani vetem mbi krimin! Vetem revolucioni demokratik qytetar do shpetoje vendin nga kthetrat e saj!! sb
(a.n/BalkanWeb)
