Theo Hernandez, futbollisti më i ri i Real Madrid që u ble nga Atletico Madrid, nuk është paraqitur në grumbullimin e Kombëtares franceze të 21-vjeçarëve. Futbollisti që sezonin e fundit luajti me Deportivo Alaves kaloi te 11 herë kampionët e Europës pasi paguan klauzolën e largimit prej 24 mln eurosh.
Theo Hernandez pritej që të martën në grumbullim me përfaqësuesen U-21 të Francës për të udhëtuar drejt Shqipërisë ku ka të planifikuar një miqësore me Kombëtaren kuqezi të drejtuar nga Alban Bushi.
Gabimi dyfishohet për Theo-n pasi jo vetëm nuk është paraqitur, por edhe nuk ka njoftuar Federatën për vendodhjen. Kjo e fundit është mësuar vetëm falë rrjeteve sociale ku Hernandez ka postuar një foto së bashku me shokët e tij të skuadrës së Alvaes duke pushuar në plazhin e Marbela-s, raporton spanjollja “AS”.
“Nuk kam asnjë shpjegim për këtë situatë për momentin”, tha trajneri i U-21 të Francës, Riopoll. “Thjesht kemi mbajtur shënime për këtë mungesë dhe në javët e ardhshme do të takohemi që ai t’i shpjegojë gjërat Federatës”.
Një gabim i futbollistit që nuk ndikon vetëm tek Kombëtarja e tij, por edhe tek Real Madrid. Tashmë Zinedin Zidan duhet të mendojë mirë nëse ky investim ia vlen aq sa pretendohet pasi sipas gjasave një lojtar problematik i është shtuar në skuadër.
(e.k/BalkanWeb)