TIRANE– Anija ‘Oriku’ e Forcave Detare shqiptare në kuadër të operacionit të vendeve anëtare të NATO-s ka ndaluar një anije me 55 refugjatë në detin Egje.

Rreth orës 18:45 (ora lokale) nga vrojtuesit e anijes është zbuluar një gomone e dyshuar me emigrante që po i drejtohej brigjeve greke, rreth 1 milje nga zona ku po patrullonte. Menjëherë u njoftuan strukturat përkatëse si roja bregdetare turke, greke, e Frontex.

Me ardhjen në koordinatat e caktuara, Roja Bregdetare turke filloi manovrat e ndalimit për gomonen duke i prerë kursin si dhe duke hedhur rrjetat për ndalimin e motorëve.

Në orën 19-30 (ora lokale) pas shume tentativash të Rojës Bregdetare Turke, gomonia me emigrante kishte kaluar në ujerat territoriale greke nga ku referuar edhe komunikimeve me Frontex gomonia me emigrante kishte kaluar nën përgjegjësinë e Frontex, nga të cilët u raportua se në gomone gjendeshin 55 persona ndër to 19 burra, 20 femra dhe 16 fëmijë.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb