Andy Rubin, i njohur si babai i Android, sistemi operativ “mobile” i Google, iu fut punës më vetë prej vitit 2014. Aktualisht raporton TechSot, zhvilluesi më famë botërore për ndryshimin e botëkuptimit inovativ ka lançuar smartphone-in e tij.
Ky i fundit quhet Esential. Siç ka emrin, domethënës pritet të jetë edhe ndikimin mes rivalëve Big të teknologjisë në këtë sektor. Thjeshtësia është gjithmonë rruga më e mirë, tha Rubin.
Sfida është në një front të dyfishtë pasi sic shpjegon TechSot, Andi Rubin, na ka zbuluar se asistenti i tij virtual është një familjar i devotshëm dhe quhet Essential Home. Ai tenton të provojë të mënjanojë Amazon Echo dhe Google Home.
Smartphone Essential ka përbërje titaniumi dhe qeramike, procesor Qualcomm Snapdragon, 4 GB dhe Ram me funksion të avancuar për fotokamerën. Ajo e pasme është dopje dhe e aftë të kapë imazhe në 360 gradë. Është në avantazh me Android N.
(BalkanWeb)
