Ergys Kaçe u rikthye në Kombëtare pas kontradiktave me trajnerin De Biazi dhe kurrsesi nuk mund t’a linte këtë moment pa e ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Mesfushori shtatshkurtri i PAOK postoi një foto nga grumbullimi në Luksemburg dhe ndër të shumtit që komentuan ishin edhe disa futbollistë të tjerë të Kombëtares, por më i çuditshmi ishte i portierit Etrit Berisha.
“Ça bën ky ku.va? Ka bo njet me fut ni gola?”-shkruan Berisha duke iu drejtuar Hysajt. Kaçe i ka marrë me sportivitet komentet, duke qeshur pas batutës së Berishës, që bashkë me Balajn mungojnë në dy ndeshjet e radhës.
(e.k/BalkanWeb)