TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral me gratë e Kukësit ish- artizane të zonës. Kryeministri u shpreh se në 5 qarqe të vendit PD nuk ka përfshirë gra në listën e kandidatëve për deputetë dhe e quajti Republikën e Re si republikë të burrave.

“Republika e Re është republikë burrash. Në 5 qarqe PD nuk ka përfshirë gra në lista. Nuk jemi në kohën e Dritan Shkabës. Ne treguam se nuk jemi armiq me demokratët dhe nëse unë them që të na jepni më shumë mbështeje dhe na lini timonin e qeverisë vetem, kjo nuk është për më shumë pushtet për vete. Se po të ishte për më shumë pushtet nuk do nxirrnim Lulin nga cadra. Se po të ishte akoma tek cadra ai do kërkonte ujë nga vapa dhe jo Republikë të Re. Luli është republikë më vete që ju duhet për fjalime dhe jo për punë”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: