NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
500 gr luleshtrydhe
200 gr mocarela
3 lgj salcë mjedre
1 lgj uthull
3 lgj vaj ulliri
1 lgj ujë
kripë, piper
10 gjethe borziloku
rukola – alternativë
Pergatitja
Lajmë luleshtrydhet dhe i presim në feta, më pas presim në feta afërsisht të së njëjtës madhësi dhe djathin mocarela.
Sipas preferencës luleshtrydhet dhe mocarelën mund ti vendosim në një pjatë ku kemi vendosur një bazë me rukola. Përziejmë salcën e mjedrës me pak uthull të butë, një lugë ujë, kripë, piper, vaj ulliri i përziejmë mirë dhe spërkasim sallatën duke prerë në shirita disa gjethe borziloku dhe duke spërkatur sallatën. E lemë të marinohet për 15 minuta dhe e shërbejmë.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)
