TIRANE- Partia Socialiste mban numrin dy në listën e KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit. Andaj, sa herë që i jepet rasti, kryeministri Edi Rama u kujton qytetarëve që të votojnë nr.2, ndërsa këta e bën duke ngritur dy gishtat.
Kreu i qeverisë ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një foto të etiketuar si ‘foton e ditës’, ku shihet se si përshëndet me dy gishta, simbol ky dhe i Partisë Demokratike, duke ‘acaruar’ kështu mbështetës të opozitës, të cilët qëndrojnë përballë tij.
Gjesti në fjalë i kryeministrit, i përsëritur dhe herë të tjera, siç duket ka shkaktuar të qeshura dhe tek demokratët.
(ed.me/BalkanWeb)