Në Francë mbahet sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku sipas analistëve politikë, Partia Socialiste e presidentit Fransua Holande, që gjendet në pushtet, mund të përballet me një rezultat të pakëndshëm.
Këto zgjedhje pritet t’i japin shtytje përspektivës së partisë UMP të ish-presidentit Nicolas Sarkozy dhe të djathtës ekstreme, Marie Le Pen. Ky proces po mbahet teksa partitë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, gjatë së cilave Sarkozy shpreson t’i marrë pushtetin, presidentit aktual socialist Francois Hollande.
Qeveria e këtij të fundit përballet me kritika rreth ekonomisë jo të mirë dhe papunësisë së lartë. Koalicioni i qendrës së djathtë të udhëhequr nga Sarkozy ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve lokale që është mbajtur javën e kaluar.
(ar.sh/News24/BalkanWeb)
