Shqipëria do të mbajë veshur për herë të parë që pas prezantimit të fanellave të reja nga Macron uniformën e bardhë.

Në sfidën kundër Izraelit në Haifa, kombëtarja do jetë e detyruar të veshë fanellën e dytë pasi është skuadra udhëtuese dhe interferon me uniformën e parë e ekipit mik.

Në tre takimet e para që pas zyrtarizimit të firmës me Macron, Shqipëria ka luajtur me uniformën kuqezi dhe të tre sfidat janë humbur. Të paktën sonte shpresohet që ndaj izraelitëve të mos ndodh si me Italinë, Bosnjen dhe Luksemburgun.
shqiperia-kombetarja-fanellat-e-bardha-470x353
Fanella e dyta mund të jetë një ogur i mirë për t’u ‘hakmarrë’ pas humbjes turpëruese në nëntor të vitit të kaluar 0-3 në “Elbasan Arena”.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb