4 patëllxhanë
240 gr mocarela
200 gr bukë kore
2 thelpinj hudhër
Borzilok
50 gr parmixhano
300 gr pure domate
Kripë, vaj ulliri

Fillimisht lajmë dhe thajmë patëllxhanët, më pas i presim në gjysëm horizontalisht, i bëjmë disa prerje të thella tek tuli i bardhë, i lyejmë me pak vaj ulliri me një furcë, i kriposim dhe më pas i vendosim në një tavë në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta. Pas këtij minutazhi largojmë patëllxhanët nga furra dhe me anë të një luge largojmë tulin e bardhë të secilës gjysmë patëllxhani. Në një tigan të thellë vendosim një lugë vaj ulliri, dy thelpinj hudhër, purenë e domates, gjethet e borzilokut dhe pak kripë dhe e lemë salcën të ziejë për 5 minuta.
Ndërkohë tulin që larguam nga patëllxhanët e shtypim mirë në një tas, më pas presim bukën (sa më e tharë aq më mirë ose të jetë kore) në kubikë dhe djathin mocarela e presim në feta të holla.Fillojmë mbushim patëllxhanët duke vendosur fillimisht nga një lugë salcë, më pas nga një lugë nga patëllxhanët e shtypur pure, shtojmë më pas disa kubikë buke dhe disa feta mocarela. Në fund e spërkasim mbushjen me pure domateje dhe me pak djath parmixhano të grirë hollë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 10-15 minuta.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb