KOSOVE-Pas mbylljes së numërimit të votave për zgjedhjet e 11 qershorit në Prishtinë, KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare për kryeqytetin e Kosovës.
Nga votat e pranuara nga 232 vendvotime, numri i fletëvotimeve të vlefshme është 86321, ndërsa 4337 vota të pavlefshme. Vetëvendosje është forca e parë politike në Prishtinë.
Votat më të mëdha në Prishtinë i kanë fituar:
1. VV: 36.228 vota (42,10%).
2. LDK-AKR-Alternativa: 29.711 (34,52%).
3. PDK-AAK-NISMA: 17.141 (19,92%).
(d.d/BalkanWeb)