Nga: ZONJA VJOLLCA
300 gr asparag
40 gr gjalpë
40 gr miell
500 ml lëng asparagu
1 e verdhë veze
4 lgj krem pana
Kripë, piper i bardhë
Arrë moskat
Lëng limoni
Fillimisht lajmë asparagët dhe pastrojmë pjesën e fundit të tyre, më pas i presim ato në copa 2-3 cm të gjata. Vendosim në një tenxhere 800 ml ujë dhe vendosim asparagët për të vluar për 5-7 minuta në ujë me pak kripë derisa asparagët të shpohen lehtë nga maja e thikës. Më pas i largojmë me një kullesë asparagët dhe e lemë ujin e zierjes së tyre në vlim në temperaturë të ulët derisa uji të reduktohet në 500 ml. Ndërkohë shkrijmë gjalpin në një tenxhere, shtojmë miellin dhe e kaurdisim atë për 1 minutë, e shuajmë miellin e skuqur me gjalpë me lëngun e asparagut. Më pas shtojmë në tenxhere asparagët e zjerë. Rrahim një të verdhë veze me pak pana dhe e presim supën duke e trazuar lehtë. E largojmë nga zjarri duke shtuar pak lëng limoni sipas shijes që dëshironi, piper të bardhë dhe arrë moskat dhe e shërbejmë supën të ngrohtë duke shtuar dhe pak kubikë buke të thekur.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)
