Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr luleshtrydhe
200 gr kos
2 lgj mjaltë
½ lëkure limoni
Gjethe mente
Pasi ti kemi larë mirë luleshtrydhet, largojmë gjethet, i vemë në një qese dhe i fusim në frigorifer në ngrirje. Pasi luleshtrydhet të kenë ngrirë plotësisht i nxjerrim nga frigoriferi dhe i vendosim në një mikser ku shtojmë kosin dhe mjaltin. I miksojmë derisa ti kthejmë luleshtrydhet e ngrira në krem dhe sipas dëshirës mund ti aromatizojmë me pak gjethe mente të freskët të grirë dhe ta shërbejmë në trajtën e një akulloreje në gotë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
