Takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me presidentin e SHBA-së, Donald Trump me sa duket ka sjellë një atmosferë tejet pozitive në selinë blu. Në PD atmosfera optimiste po vazhdon akoma dhe këtë e tregon qartazi edhe kjo foto e kryetarit, Basha me të rinjtë e forumit rinor. Në foto të rinjtë me bulza te veshura me “Republikën e re “ pozojnë sëbashku me Bashën me dy gishtat lart, simbol i kahershëm i partisë demokratike por sot si për ironi të fatit “dy gishtat” po përdoren simbolikisht në fushatë edhe kundërshtari i tij, Edi Rama, për faktin se PS renditet e dyta në fletën e votimit.
(i.ç/BalkanWeb)

