TIRANË– Komisioni Ad Hoc i kryesuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko zgjodhi 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni Ad Hoc zgjodhi kandidatët Etleda Çiftja, Firdes Shuli, Genta Bungo, Xhensila Pine, Roland Ilia, Alma Vokopola, Pamela Qirko, Valbona Sanxhaktari, Brunilda Vasha, Lulzim Hamiti, Olsi Komici dhe Suela Zhegu.

Komisioni zgjodhi edhe dy anëtarët zëvendësues. Anëtari i Parë zëvendësues është Vojo Mali, ndërsa anëtari i dytë zëvendësues është Pal Shkambi.

12 komisionerët do të vlerësojnë gjyqtarët e prokurorët që duan të jenë pjesë e institucioneve të Drejtësisë në Shqipëri. Në rast kur kandidatët gjyqtarë ose prokurorë rrëzohen ose refuzohen nga Komisioni i Kualifikimit, atëherë ata kanë të drejtë ti drejtohen Kolegjit të Apelimit i përbërë me 6 anëtarë.

12 anëtarët do të votohen në seancën plenare të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila pritet të mbahet në orën 14.00.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb