TIRANË – Një zjarr ka rënë papritmas sot në ashensorin e Urgjencës në QSUT, fatmirësisht pa shkaktuar probleme. Ai u fik menjëhërë nga punonjësit e sigurisë, ndërkohë që edhe policia dhe zjarrfikësit u gjendën në vendin e ngjarjes për ndihmë.
Sipas Policisë, ka dyshime se zjarri ka rënë në ventilatorin e kabinës nga ndonjë shkëndijë elektrike.
(ar.sh/BalkanWeb)
