Këngëtarja Ronela Hajati ishte e ftuar në emisionin ‘Top Shoë Magazine’ ku ka folur për karrierën muzikore, por edhe për jetën personale. Ronela Hajati tha se nuk ndryshon për asgjë në botë dhe s’do të ketë asnjëherë një mashkull që t’ia mbledhë asaj.

E pyetur nga gazetari Ervi Kurti se kush është ai që ia ka “mbledhur” këngëtares, ajo jo vetëm që e mohon por përpiqet me çdo kusht t’i tregojë se nuk është aspak ashtu siç i duket atij.

“Pse e ‘mbledhur’ të dukem unë ty”-tha Hajati

Gjithashtu në bisedë e sipër, ajo nuk harroi të tregonte dhe shqetësimin e saj në lidhje me djemtë e sotëm. “Kam një mesazh për meshkujt se ju ka vdekur xhentilesa. Janë bërë injorantë dhe thonë pastaj pse nuk gjen burrë. Ulesh në tavolinë, u flet për një libër a për një poezi dhe nuk merr asnjë përgjigje.”- tha Ronela Hajati.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: