Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër shumë shpejt do të transformohet në një stadium me parametra europianë. Projekti i arkitektit të famshëm Peter Wilson synon të shndërrojë këtë stadium nga një rrënojë aspak dinjitoze për sportdashësit shkodranë dhe më gjerë, në një stadium modern, bashkëkohor, që i përmbush kriteret e UEFA-s.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër ku drejtoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, e cila mori në shqyrtim dhe miratoi projektin për rindërtimin e stadiumit. Së shpejti ky projekt do të prezantohet edhe për publikun e gjerë në Shkodër.

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb