Matthew Howard po largohej nga një park argëtimi në Nju Jork të shtunën pasdite, së bashku me familjen e tij, kur ka dëgjuar dike që kërkonte ndihmë.
Teksa ngre koken lart ai sheh vajzë të re të varur tek një kolovajze, 8 metra mbi tokë. Vëllai i saj i vogël qëndronte ulur në kolovajzën e gjelbër, duke qarë.
Howard, 47-vjeçar, dhe vajza e tij 21-vjeçare, Leeann Winchell, vrapuan dhe u vendosen poshtë kolovajses në të cilën adoleshentja kishte mbetur e varur.
Howard ka thënë: “I thashë ‘në rregull është.’ ‘Në rregull është, mund të lëshohesh, do të të kap unë’”.
Më pas adoleshentja lëshohet dhe bie drejt e në duart e Howard, i cili e shpëton atë.
(da.xha/BalkanWeb)