TIRANE– Kur mbeten edhe pak kuti për t’u numëruar në gjithë vendin, kryeministri Edi Rama ka arritur të sigurojë mandatet e nevojshme për të marrë i vetëm “timonin e qeverisjes”. Kreu i PS ka “korrur” një fitore të padiskutueshme në këto zgjedhje, duke siguruar deri më tani numrin e mandateve që i duhen për të formuar qeverinë.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama e ka një mesazh për gjithë shqiptarët.
Përmes një foto në profilin e tij në Facebook, Rama ka përcjellë një falënderim për qytetarë. Teksa poston foton e një bluze me shënimin “Për Shqipërinë që duam, shtet, pune e mirëqenie”, Rama ka shkruar fare shkurt, “Faleminderit”.
(el.sp/BalkanWeb)