TIRANE– Përmes një statusi në ‘Facebook’ presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit. Thaci shprehet se përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira e demokratike ishte një fitore për Shqipërinë.

Statusi Hashim Thacit:
Sot urova Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mikun tim, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit. Përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë. HTH

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb