TIRANE- Një javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi ka emëruar Denion Meidanin, drejtor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Burgjeve.

“BalkanWeb” raporton se emërimi i djalit të ish-Presidentit, Rexhep Meidanit në këtë detyrë është bërë pasi posti i kreut të SHKB-së në Burgje mbeti vakant pas shkarkimit të Ramazan Topuzit. Denion Meidani e ka mbajtur këtë post edhe më herët, nga viti 2012 deri në vitin 2013, ku ai u larguar nga kjo detyrë.

Meidani ka mbajtur më parë edhe postin e kreut të Antikontrabandës në Drejtorinë e Doganave, ku pas një konflikti që pati me Drejtoreshën e aso kohe të këtij institucioni, Elisa Spiropalin, ai u shkarkua nga detyra.

Ndërkohë këtë të premte, “BalkanWeb” mëson se Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arjan Hoxha ka mbledhur vartësit e tij, të cilëve u ka kërkuar raportim për situatën. Ndërsa u ka prezantuar edhe zv.drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Dedë Guri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb