ITALI- Policia italiane në qytetin e Carsoli ka arrestuar një shqiptar pasi autoritetet belge kishin lëshuar një urdhër arresti ndaj tij.
Në pranga është vendosur shqiptari E.R 30 vjec, i akuzuar nga drejtësia belge për vjedhje, pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafiqe.
Policia e ndaloi shqiptarin në rrugë për kontroll rastësor dhe më pas zbuloi se ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar.
Pas arrestimit shqiptari u transferua në burgun e Avezzano, ku pritet të ekstradohet drejt Belgjikës.
(d.d/BalkanWeb)