BERAT– Kanë qenë tepër të larta temperaturat e dy ditëve të fundit në Berat duke arritur deri në 41 gradë. Një pjesë e banorëve kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi e të tjerë për t’iu shmangur të nxehtit iu janë drejtuar hijeve të lulishteve, shatërvanëve apo dhe lumit Osum.
Banorët kanë kufizuar se tepërmi lëvizjet në qytet, ndërsa thonë se në këtë vapë përvëluese mund të dalin vetëm në orët e para te mëngjesit apo të nxitojnë për në hijet më të afërta.
Në pamundësi për t’iu drejtuar detit apo zonave malore, shumë qytetarë kanë preferuar të kalojnë orët e vapës duke u larë apo peshkuar në lumin Osum, pavarësisht ndotjes së tij.
(el.sp/BalkanWeb)
