Pekini e ka quajtur praninë e luftëanijes amerikanë afër ishullit të shumë diskutuar në detin e Kinës lindore si një provokim serioz politik dhe ushtarak. Luftanija amerikane lundroi në afërsi të ishullit Triton, pjesë e arkipelagut të Ishujve Paracel, të pretenduar nga Kina dhe të tjerët.
Ndërsa Kina u përgjigj duke dërguar anije ushtarake dhe avionë luftarakë në ishull, njofton agjencia e lajmeve BBC.
Ngjarja ndodhi disa orë para se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu kinez, Xi Jinping të flisnin në telefon. Gjatë bisedës telefonike, sipas televizionit shtetëror kinez, Xi Jinping i tha Trumpit se “faktorët negativë” po ndikonin në marrëdhëniet SHBA-Kinë.
Sakaq, Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate për mediat nuk bëri të ditur nëse e kishin diskutuar incidentin në fjalë. Në deklaratë thuhet se liderët kanë vënë theksin tek përkushtimi i tyre për denuklearizimi i gadishullit Korean.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar vazhdimisht Kinën kundër zaptimit të këtyre ishujve, por Pekini është se është brenda të drejtave të tyre për ta bërë një të tillë.
(el.sp/BalkanWeb)
