BRITANI– Një gjykatë në Britani ka dhënë dënimet për 3 shqiptarë të arrestuar pak kohë më parë, pasi u kapën me 4 kilogram kokainë të pastër në makinë e cila kap vlerën prej 400 mijë paund, njofton media britanike guardian-series.co.uk. 3 shqiptarët e akuzuar janë Ermal Tyto 28 vjeç, Elton Kanani 41 vjec si dhe Ardi Kurdi 31 vjeç të cilët u dënuan nga gjykata britanike me rreth 21 vite burg në total.

Gjykata vendosi 5 vite burg për Ardi Kurdi nga Lexington Place, Elton Kanani u dënua me 6 vite e 7 muaj burg, ndërsa 28-vjeçari Ermal Tyto u dënua me 9 vite e 4 muaj. Kanani u arrestua më 26 prill, pasi trafikoi drogë me Ermal Tyton në Greenëay Close, ndërsa iu gjet në makinë rreth 4 kilogram kokainë e pastër si dhe drogë e klasit A gjatë kontrollit në banesë.

Ndërkohë pas një vëzhgimi dhe monitorimi të policisë në 18 maj, makinës së Tytos iu bashkua një tjetër makinë që drejtohej nga shqiptari Kurdi. Ky i fundit hyri në makinën e Tytos me tre çanta, dhe doli me tri çanta të tjera.

Të dy u arrestuan pasi në makinat e tyre u gjetën 53 000 paund para të thata dhe kokainë që arrinte vlerën e rreth 200 000 paundëve në rrugë. Përpos dënimit, gjykata britanike lëshoi edhe një urdhër-konfiskimi për pasuritë e shqiptarëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb