TIRANË- Dy mjeke të Ambulancës Nr. 5 në kryeqytet janë konfliktuar fizikisht me njëra tjetrën paraditen e sotme, rreth orës 11:30.

Burime të News 24 bëjnë me dije se mjeket e kapura prej flokësh janë V.B dhe M.B, ndërsa shkak për sherrin që degradoi deri në përplasje fizike, u bënë kartelat e pacientëve.

Mësohet se pacientët e moshës 22 vjeç, që duhet të kontrollohen tek Patologu, rezultonin ende pacientë të Pediatrit në këtë ambulancë.

Pikërisht kjo ishte arsyeja për të cilën mjeket nuk i ‘kursyen’ duart.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: