TIRANE– Pas fushatës së ngjeshur dhe zgjedhjeve të 25 qershorit, pavarësisht se nuk arriti të marrë mandatin e deputetit duke mos kaluar pragun 3%, kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka njoftuar se duke nisur nga muaji shtator do bëjë opozitë të fortë.
Ai ka publikuar një foto në ‘Facebook’ me këngëtarin e njohur shqiptar Dren Abazi, i cili i është bashkuar LIBRA-s.
“Fillojmë në shtator. Bashkojmë opozitarët. Me mikun tim Dren Abazi”- ka shkruar Blushi në Facebook.
(d.d/BalkanWeb)