TIRANE- Ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, e cila njihet si një ndër kritiket më të mëdha të kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka dalë kundër kritikut tjetër Genc Ruli në lidhje me çadrën.
Duke folur dje në “ABC News”, Genc Ruli tha se çadra ishte e sinqertë dhe qëllimi i saj ishte fisnik dhe i shërbeu demokracisë, pavarësisht se çfarë ndodhi më pas. Mirëpo Topalli nuk ka të njëjtin qëndrim.
Duke folur edhe ajo për “ABC News” sot, tha se çadra ishte e paramenduar nga Basha për të ruajtur pushtetin vetjak.
“Çadra i shërbeu vetëm një qëllimi, pushtetit të Bashës në PD. Ai mënjanoi të gjitha mbledhjet e strukturave me çadrën”, tha Topalli.
(BalkanWeb)