KOSOVE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ulqin, teksa një shqiptare është mbytur në det duke u përpjekur të shpëtojë fëmijët e saj. Viktima është Dua Dauti Kadriu 36 vjeç nga Kosova, me profesion psikologe.

Ngjarja ka ndodhur dje në orët e pasdites. Sipas familjarëve të saj, rreth orës 6:00 pasdite, dy fëmijët e saj ishin në ujë, teksa ishte ngritur flamuri i kuq i rrezikut nga dallgët e mëdha.

Ajo kishte hyrë për të shpëtuar fëmijët dhe pasi kishte arritur t’i nxjerrë ata, vetë nuk ka mundur të dalë nga uji.

Sipas familjarëve, trupi i pajetë i 36-vjecares është gjetur pas 3 orë kërkimesh.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: