TIRANË- Opinionisti Kastriot Myftaraj ka denoncuar në Prokurorisë së Tiranës Ballist Morinën, personin që ngriti dronin në Beograd gjatë kohës që luhej ndeshja Shqipëri-Serbi. Në kallëzimin penal e dorëzuar në Prokurori Myftaraj shprehet se Morina në bashkëpunim me autoritet serbe ka lëshuar në datë 14 tetor 2014 dronin me flamurin e “Shqipërisë Etnike” me synim dëmtimin e Shqipërisë.
Ai klërkon që ndaj shtetasit Ismail Morina të fillojë çështja penale për “Vepra me qëllime terroriste”, “Provokimi i luftës”, dhe “Poshtërimi botërisht i Republikës dhe i simboleve të saj”.
(a.n/BalkanWeb)
