TIRANE- Genci Angjellari, gazetari i emisionit investigative “Stop”, u sulmua nga një grua ditën e djeshme, ndërsa pamjet e dhunës bënë xhiro nëpër të gjitha mediat kryesesore.

Por sot mësohet se gruaja në fjalë, e kallëzuar në polici nga gazetari është 44-vjeçarja Mirela Topulli, administratorja e një kompanie për të cilën gazetari kishte shkuar të investigonte në periferi të Tiranës.

Topulli përveçëse administratore, është edhe aksionere e firmës “Euroteam” që merret me dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve spitalore.
mirela-topulli-1-768x768

mirela-2-1-640x650-1
Sipas investigimit të “Stop” kompania e drejtuar nga “Euroteam” rezulton se konsumon rregullisht krim mjedisor. Një investigimin tregohet sesi mbahen mbetjet e rrezikshme në kushtet e një magazine të pushtuar nga flakët.

Më pas një kamion ngarkohet me to dhe ngarkesa përfundon në brigjet e lumit Erzen në Picallë të Tiranës. Mirela Topulli drejton këtë kompani e cila këto mbetje të rrezikshme i hidhte në mjedis të hapur të cilat janë ndër shkaqet kryesore të dyfishimit të sëmundjeve vdekjeprurëse në Shqipëri.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: