SHBA-Hakerat rusë kanë mundur të depërtojnë në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë, duke marrë informacione të rëndësishme, duke përfshirë edhe takime të presidentit Obama, raporton CNN.

Sipas CNN hakerët rusë kanë marrë informacione të paklasifikuara, por potencialisht të ndjeshme siç janë të dhënat jo-publike të axhendës së presidentit Obama.

Shtëpia e Bardhë tha se ngjarja nuk i referohet një incidenti të ri por është “spekulim” në lidhje me burimin e aktiviteteve kibernetike që u publikuan vitin e kaluar.

Agjencitë e inteligjencës dhe FBI janë përfshirë në hetimin e ngjarjes, të cilën ata e konsiderojnë si ndër sulmet më të sofistikuara të ndërmarra ndonjëherë kundër institucioneve amerikane.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb