ITALI- Autori i vrasjes së një shtetasi shqiptar mëngjesin e sotëm në Terni të Italisë është arrestuar teksa po tentonte të largohej drejt Shqipërisë. Ai kishte shkuar në Bari, dhe po përpiqej të hipte në traget, së bashku me një person tjetër.

Mediat italiane thonë se autori i dyshuar për vrasjen e muratorit Demir Hyseni, 49 vjeç, është një shtetas shqiptar Kujtim Beli, 60 vjeç.

Sakaq, “IlMessaggero” ka publikuar edhe fotot e viktimës dhe të autorit. Personi me syze, dyshohet se është autori i vrasjes me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

49-vjeçari Demir Hyseni u vra sapo hipi në makinë për të shkuar në punë.

Ende nuk dihet dinamika e ngjarjes. Por sipas prokurorëve italiane, nga hetimet e deritanishme dyshohet se fillimisht viktima dhe autori kanë debatuar ashpër, e pas kësaj ky i fundit e ka qëlluar disa herë me armë Hysenin, duke i shkaktuar vdekjen.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb