BEJRUT-Sabah, këngëtarja dhe aktorja legjendare libaneze, e famshme në të gjithë botën arabe për një karrierë mbi 70-vjeçare dhe për një jetë sentimentale të trazuar, vdiq sot në moshën 87-vjeçare në Bejrut.
“Për Libanin është një humbje e pamatë, pasi fama e saj i kaloi kufijtë e vendit duke pushtuar çdo vend arab”, tha ministri libanez i Informacionit, Ramzi Jreij.
”Sabahu ishte një legjendë që nuk kthehet më. Ajo është e kaluara e bukur e Libanit”, tha lideri druz, Walid Jumblatt.
Sabah, emri i artit për Jeanette Feghali, u lind në fshatin kristian Bdadun.
Këndoi që në vitin 1940 dhe më pas si aktore korri sukseset më të mëdha në ekranet e Egjiptit.
Ajo interpretoi rreth 3 000 këngë, luajti në 83 filma libanezë dhe egjiptianë dhe në 27 shfaqje teatrore.
Sabah ishte e para këngëtare arabe që Olimpiadën e Parisit dhe në ”Albert Hall” të Londrës.
E martuar shtatë herë ajo la dy fëmijë, një mjek që jeton në SHBA dhe një vajzë.
Jeta e saj në vitet e fëminisë u trondit nga një tragjedi familjare kur një vëlla i saj minoren vrau nënën me dyshimin për marrëdhënie jashtëmartesore.
Funerali i Sabahut do të bëhet të dielën në katedralen maronite të shën Gjergjit, në qendër të Bejrutit.
(a.n/ata/BalkanWeb)