PEJE- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak pas mesnate, rreth orës 00:25, në një pyll afër fshatit Kosuriq të Pejës, nga të cilat kanë mbetur të vrarë dy vëllëzër. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, bëhet fjalë për R.B (lindur më 1989) dhe A.B (lindur më 1986).

Hetuesit policorë të Njësitit rajonal të hetimeve DRP Pejë, kanë identifikuar, shoqëruar dhe më pas arrestuar tre personat e dyshuar të mundshëm të veprës së Vrasjes, të cilët me vendim të prokurorit shtetit u caktohet masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

Komunikata e plotë nga policia:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, sot me datë 22.07.2017 rreth orës 00:25 është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një pyll në afërsi të fshatit Kosuriq komuna Pejë.

Menjëherë janë dërguar në atë lokacion njësite relevante të PK-ës, me ç’rast duke kërkuar në ketë pyll kanë hasur dy viktima, që të dy vëllezër, të cilët ishin të qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e të shtënave kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e krimit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe lidhur me ketë janë njoftuar prokurori i shtetit dhe njësitet relevante për hetimin e krimeve serioze DRP Pejë. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimave. Edhe njësiti policor K-9, ishte i domosdoshëm në ketë rast gjatë zhvillimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Hetuesit policor rajonal, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme operativohetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar kryesit e këtij akti kriminal të kryejnë ketë vrasje të dy viktimave vëllezër, shtetas shqiptar të Kosovës R.B.(1989) dhe A.B.(1986).

Trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në IML QKUK Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit.

Hetuesit policor të Njësitit rajonal të hetimeve DRP Pejë, pas një pune intensive operativo- hetimore kanë identifikuar, shoqëruar dhe më pas arrestuar tre (3) personat e dyshuar te mundshëm të veprës së Vrasjes, të cilët me vendim të prokurorit shtetit u caktohet masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore. Po ashtu është arrestuar edhe një (1) person tjetër për veprën e Vjedhjes së pyllit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: