Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta, e cila mori më shumë famë për shkak të lidhjes me nipin e diktatorit, Ermal Hoxhën, nuk lë rast pa e treguar në rrjete sociale sesa e lidhur është me famlijen e saj.

Këtë herë ajo ka vendosur të na tregojë pjesëtarët e familjes së saj, vëllain dhe motrën, duke i cilësuar si pasurinë më të madhe që ka. “Mami dhe babi jonë kanë bërë këto tre bebat që do të mbeten gjithmonë Piter Pan,”- përfundon postimi i këngëtares, ndërkohë që i ka etiketuar ata si pasuria e saj.
304899
Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 10 vite burg Ermal Hoxhën, si pjesë e të implikuarve për “laboratorin e Xibrakës” ndërsa Rezarta shpërtheu ndaj mediave. Arsyeja? Të shumta ishin mediat që shkruan se teksa jepej vendimi për nipin e Enver Hoxhës, bashkëshortja e tij, këngëtarja Rezarta Shkurta postonte foto duke festuar.

Andaj, duke marrë shkas nga kjo situatë, Rezerta ka shpërthyer duke thënë se çdo gjë e ka një kufi. Mes të tjerash ajo tha se pavarësisht faktit se Ermali ndodhet në burg, jeta për të vazhdon pasi ajo ka një vajzë për të rritur, ndërsa shtoi se do ta presë bashkëshortin e saj ditën që të lirohet.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb