Barbara Sinatra, gruaja e katërt e Frank Sinatra vdiq në moshën 90 vjeçare, për shkaqe natyrlae e rrethuar nga familjarët dhe miqtë në vilën e saj në Rancho Mirage, në Kaliforni.

E martuar me këngëtarin deri në vdekjen e tij në 1998, për të dy ishte martesa më gjatë (22 vite) Barbara kujtohet edhe për betejat e saj kundër abuzimeve fizike dhe psikologjike tek fëmijët.

E lindur Barbara Blakeley në Bosëorth, në Missouri, e veja e Sinatrës kishte filluar që e re karrierën si modele per tu bërë më pas showgril në Las Vegas.

U martua me Frank në 1976, pasi ishte martuar dy herë të tjera me Robert Oliver e Zeppo Marx.

Barbara ka luftuar shumë për fenomenin e abuzimeve mbi të miturit dhe në 1986 bashkë me Frank krijoi “Barbara Sinatra Children’s Center” në Rancho Mirage, në të cilën janë pritur dhe kuruar rreth 20 mijë fëmijë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: