TIRANE – Sa shumë lajme janë përhapur për Robertin dhe Norën, sa shumë për marrëdhënien e tyre, të vërteta dhe shumë të tilla false, por ky paska qenë një lajm i vërtetë dhe Roberti e ka pranuar vetë mbrëmjen e sotme.
I ftuar në Top Magazine për të prezantuar projektet e reja muzikore, të fundit edhe me bashkëshorten e tij “S’ka inat”, Robert Berisha nuk mund të mbetej pa u ngacmuar nga Ervini dhe Albana. Për unazën e martesës, por edhe për “çudinë” e madhe: ai nuk fle bashkë me Norën.
Arsyeja është njerëzore: “Gërhas…” – thotë ai si i ndier në faj dhe përpiqet të justifikojë veten: “Prej 6-7 vitesh, që kur kam filluar palestrën. Kam qenë 72-73 kg, ndërsa tani kam 86. Është një ndryshim i madh, ndoshta edhe mosha, edhe është e pamundur…” – pranon muzikanti shkruan Class.
Tani që ka filluar edhe turet muzikore me orkestrën e tij, hallin e madh të Norës e kanë kuptuar edhe shokët e grupit: “Por problemi nuk është vetëm se është ankuar Nora, por edhe shokët… kur shkojmë me orkestrën nëpër koncerte”, – thotë ai, por nuk ndihet keq për këtë fakt:
“Është mirë edhe me fjet vetë, s’të pengon kush”, – e mbyll Roberti me të qeshur, kur e di që nuk ka zgjidhje nga kjo. Atë të Albanit, për ta lënë palestrën (duke ndjekur shembullin e tij), Roberti e refuzon: “S’besoj ta lë palestrën…”
(BalkanWeb)
